“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për një çamçakëz, më ka rrahur sepse im atë ka qenë i dhunshëm.
Babai im ka ndërruar jetë për shkak të tumorit në kokë dhe kjo është arsyeja e jetës së tij”, ka treguar Roza.
“Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e para, unë isha 5-vjeçe.Ai ishte tek puna e tij dhe unë vajza sepse kisha parë shoqet e mia që kishin marrë çamçakëza dhe ai më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë . Ishte agresiviteti i tij nga sëmundja e tij”, shtoi më tej Roza.
Roza tha se i mungon shumë figura e babait, pavarësisht se nëna e saj Rita ka bërë të pamundurën që Rozës mos t’i mungojë asgjë. Gjithashtu Roza tha se babai e ka adhuruar nënën e saj, Rita Latin.
Roza Lati: Babi im Ritën e ka adhuruar gjithë jetën. Babi im ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Tumori në kokë e ka bërë agresiv…. Mbaj mend kam qenë 6 vjeçe, nuk punonte pulti televizorit e mori dhe e thyu. Mungesa e familjes, sado që Rita ka munduar ta plotësojë, prapë figura e babit është gjë tjetër.