Një zarf i zi është lexuar brenda shtëpisë së "Big Brother VIP3" si ndëshkim nga Vëllai i Madh. Zarfi vjen si pasojë pasi banorët kanë thyer rregullat e lojës së rezistencës.
Në zarfin e lexuar nga Erjola shkruhej:
“Banorë në komunikimin që vëllai i madh ju dha për lojën e rezistenës, thuhej se ju do të lidheshit vet dhe vetëm Erjola do tju ndihmonte për nevojat tuaja personale, pasi duart duhet të ishin të bllokuara.
Disa prej jush kanë thyer rregullat, duke nisur fillimisht nga Juli dhe pasuar nga banorët e tjerë që vijuan të pinë cigare.
Vëllai i madh komunikon se do të shkoni të gjithë në një televotim ditën e shtunë dhe njëri prej jush do të largohet nga shtëpia brenda së njëjtës natë.