Jetmiri prej kohësh është ankuar se Vëllai i Madh dhe produksioni i fikin mikrofonin në momentin që ai është duke shtjelluar biseda interesante me banorët e tjerë.
“Unë mërzitem sepse duket sikur nuk u intereson ajo çka bëj unë dhe çfarë jam unë”, u ka rrëfyer Jetmiri banorëve. Ky moment është trajtuar gjatë spektaklit të sotëm në të cilin Jetmiri është tërhequr nga akuzat, duke thënë se nuk ishte mësuar ende me pajisjen në momentin që ishte fikur apo ndezur.
Më pas Vëllai i Madh ka shfaqur klipin me akuzat e Jetmirit dhe momentet flagrante ku ai mbulon mikrofonin. I pyetur rreth kësaj çështje, opinionisti Arbër Hajdari me batutë tha që u beson plotësisht argumenteve të Jetmirit, pasi e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe atij.
Arbri: Është e vërtetë, unë e besoj Jetmirin. Kjo gjë ndodh edhe me mua. Ju shpesh herë tregoheni të padrejtë dhe e mbyllni mikrofonin tim, vetëm se më bën habi që sa herë e mbyllni mikrofonin e Jetmirit, unë e dëgjoj.