SHOKON Bardhi pas daljes nga Big Brother ‘Foton e nënës ma kanë…’ deklarata e tij po bënë NAMIN në rrjet!


Bardhi, i ftuar në “Big Brother Fun Club” ka treguar disa detaje mbi raportin e tij me menaxherin, Jetmir Agaj, duke u shprehur se foton e së ëmës në spital nuk e ka publikuar ai, por Jetmiri.

“Foton e ka postuar Jetmiri, por e ka dërguar motra ime.

Kur ka qenë nëna në spital, ata kanë biseduar. Kam biseduar edhe unë dhe i kam treguar se ç’të shkruante për t’i shuar kureshtjen njerëzve.

Mami, edhe për 3 ditë të tjera që ishte pa qejf, por shyqyr, kaloi”, u shpreh ai.

Sa i përket arsyes se pse ka hatërmbetje mes tij dhe menaxherit, Bardhi ia preu shkurt moderatores Enxhi Nasufi,duke thënë: “Besoj se është shumë personale dhe nuk dua të flas publikisht”. Në fakt, është mëse e kuptueshme.

Për prishjen e marrëdhënies së tyre ka folur më parë Sara Gjordeni, e cila është shprehur se ata nuk kanë më kontakt me njëri-tjetrin.

“Nuk kanë kontakt. Mendoj se Bardhi ka pasur mjaftueshëm arsye,pa ndikimin tim, për të arritur në konkluzionet e veta”, tha ajo në podkastin “MeKast”, me Megi Pojanin.

 

Previous Post Next Post
f="https://unpkg.com/video.js/dist/video-js.css" rel="stylesheet">