View this post on Instagram
Ditën e djeshme Egla Ceno është skualifikuar nga shtëpia e “BBV3”. Pas provokimeve që Meritoni dhe Ilnisai kanë bërë ndaj saj dhe reagimeve që Egla ka pasur ndaj Meritonit, Vëllai i Madh komunikoi këtë vendim për të. Nga ana tjetër bëhet me dije se televotimi i së martës është anuluar, ndërkohë që një tjetër vendim do të merret për Ilnisën dhe Meritonin.
Ama diçka e paparashikueshme për banorët dhe të gjithë ne do të ndodhë spektaklin e së martës. Egla Ceno mund të rikthehet në shtëpinë e “BBV3”. Momentalisht Egla qëndron e izoluar në një nga ambjente e shtëpisë pa dijeninë e askujt.